Arrestohet një person nga Poroji për shkak të prperjes ilegale të drunjve

Arrestohet një person nga Poroji për shkak të prperjes ilegale të drunjve

Dy traktorë me rreth pesë metra kub dru për ngrohje, si dhe shtatë trunguj të prerë me gjatësi të ndryshme nga 3 deri në 5 metra, i ka zbuluar policia pas aksionit të mbrëmshëm në periudhën nga ora 20 deri në mesnatë që u zhvillua në zonën në afërsi të fshatit Xhepçisht, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Ai theksoi se aksioni ishte pjesë e aktiviteteve të kontrollit për parandalimin e prerjeve ilegale, transportimin dhe shitjen e drunjve për ngrohje.

“Në momentin e parë në vendin ku ishin traktorët nuk kishte askush, por më vonë si traktorë të tij i kishe raportuar H.R. (38) nga Poroji. Ai u arrestua në stacionin policor të Tetovës, dhe traktorët me dru, trungujt, një sharrë me zinxhir dhe një sëpatë janë konfiskuar, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar policisë pyjore. Pas bisedës sëm realizuar me H.R ai u lirua dhe do të përballet me kallëzimin e duhur”, shpjegoi Josifovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *