Ngritja e këtyre urave, në fokus kishin disa aktivitete kulturore dhe artistët nga dy qytetet respektive këtë e bënë nëpërmjet muzikës, poezisë, pikturës dhe prezentimit të përbashkët në skenë. Aktiviteti kulturorë u mbajtë në galerinë e vogël të Qendrës për Kulturë në Gostivar, ku artdashësit kishin mundësi të shoqërohen me vepra të ndryshme kulturore të cilat i sollën rreth 30 artistë nga të dy qytetet. Qëllimi i këtij aktiviteti është afrimi dhe njoftimi në mesin tonë dhe ngritja e një ure kulturore të të dy qyteteve, tha Drejtori i Qendrës për Kulturë të Gostivarit, Luan Zenku.
Mbrëmja u mbyllë me ekspozitën e drejtorit të Qendrës Kulturore të Kavadarit Vlladimir Temkov, i cili u prezentua me 40 vepra.
Një muaj më vonë aktivitete të ngjajshme janë paraparë të mbahen edhe në qytetin e Kavadarit atje ku artistët tanë do të tentojnë në mënyrën më të mirë të mundshme të prezentojnë kulturën tonë./TV GLOBI