Artistë nga Gostivari dhe Kavadri në Qendrën për Kulturë në Gostivar ngritën “Ura skenike urbane”

Artistë nga Gostivari dhe Kavadri në Qendrën për Kulturë në Gostivar ngritën “Ura skenike urbane”

Ngritja e këtyre urave, në fokus kishin disa aktivitete kulturore dhe artistët nga dy qytetet respektive këtë e bënë nëpërmjet muzikës, poezisë, pikturës dhe prezentimit të përbashkët në skenë. Aktiviteti kulturorë u mbajtë në galerinë e vogël të Qendrës për Kulturë në Gostivar, ku artdashësit kishin mundësi të shoqërohen me vepra të ndryshme kulturore të cilat i sollën rreth 30 artistë nga të dy qytetet. Qëllimi i këtij aktiviteti është afrimi dhe njoftimi në mesin tonë dhe ngritja e një ure kulturore të të dy qyteteve, tha Drejtori i Qendrës për Kulturë të Gostivarit, Luan Zenku.

Mbrëmja u mbyllë me ekspozitën e drejtorit të Qendrës Kulturore të Kavadarit Vlladimir Temkov, i cili u prezentua me 40 vepra.

Një muaj më vonë aktivitete të ngjajshme janë paraparë të mbahen edhe në qytetin e Kavadarit atje ku artistët tanë do të tentojnë në mënyrën më të mirë të mundshme të prezentojnë kulturën tonë. /TV GLOBI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *