Assad: Rusia dhe Irani nuk më tradhtojnë

Assad: Rusia dhe Irani nuk më tradhtojnë

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është shprehur i bindur se ai gëzon ende mbështetjen e aleatëve kyç, Iranit dhe Rusisë.

Një shtysë e re është rrugës, në tentativë për të zgjidhur konfliktin 4-vjeçar të Sirisë, duke shtuar zërat se Assad do të jetë i detyruar të arrijë një zgjidhje.

Por, Presidenti sirian ka thënë se Rusia dhe Irani nuk i braktistin miqtë e tyre, ndërsa beson se zgjidhja e vetme për krizën në këtë vend, është ndalimi i mbështetjes së “terroristëve” nga bota.

Me termin “terroristë”, Assad nënkupton të dy palët të cilët e kundërshtojnë, aktivistët opozitarë si dhe grupet xhihadiste.

Perëndimorët kanë filluar një epokë të re marrëdhëniesh me Iranin, duke nënshkruar marrëveshjen për frenimin e programit për armët bërthamore si dhe duke hequr disa sanksione ndaj këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *