Autostrada Gostivar – Tetovë, tre aksidente për një ditë (VIDEO)

Autostrada Gostivar – Tetovë, tre aksidente për një ditë (VIDEO)

Autostrada Gostivar-Tetovë dhe disa rrugë të Gostivarit, katër ditët e kaluara kishin fatin e keq për vozitësit e Gostivarit, por edhe për gjithë vozitësit e tjerë që kanë frekuentuar këto akse rrugore. Si duket më të pafat kanë qenë vozitësit nga Negotina, të cilët janë përfshirë në tre nga gjithsejt pesë aksidentet e ndodhura së fundmi, dhe për pasojë njëri nga ata ndërroi jetë në vendngjarje. Nga aksidentet e tjera, bilansi ishte dhjetë persona të lënduar, mesin e të cilëve një fëmijë një vjeçar.

Vetëm gjatë ditës së djeshme ndodhën tre aksidente të njëpasnjëshme prej të cilëve dy në autostradën Gostivar – Tetovë dhe një në rrugën rajonale Gostivar- Cegran.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 14, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Tumçevisht, ku u përplasën tre automjete, një “Mercedes” me regjistrim të Serbisë, drejtuar nga 29 vjeçari B.B nga fshati Negotinë, “Polo” me regjistrim të Shkupit, që e drejtonte 50 vjeçari N.E nga fshati Glumovë i Shkupit dhe një mjet transportues “Mercedes” me regjistrim të Tetovës, drejtuar nga 44 vjeçari A.I nga Tetova. Nga aksidenti, drejtuesi i “Mercedesit” ka ma ka marrë lëndime trupore dhe me një automjet tjetër është sjellur në Spitalin e Gostivarit. Pas dhënies së ndihmës mjeksore, gjendja e tij është stabilizuar dhe është lëshuar në shtëpi.

Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth një kilometer larg nga pika pagesore në Gostivar, diku rreth orës 16, ku janë përplasur dy automjete, një “Pezho” me regjistrim të Gostivarit, drejtuar nga 51 vjeçari A.B nga fshati Negotinë dhe një “Citroen” me regjistrim të Ohrit,  që është drejtuar nga 41 vjeçari I.G nga Ohri. Fatmirësisht nga nga dy aksidentet në autostradë nuk ka të lënduar, është konstatuar vetëm dëm material me vlerë 250 mijë denarë. Organet e hetuesisë kanë kryer hetim në vendngjarje dhe punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan deri te këto dy aksidente.

Në aksidentin e tretë, i cili ndodhi rreth orës 17 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti “Fiat” me regjistrim të Tetovës, drejtuar nga 40 vjeçari D.N nga Tetova, ka goditur një fëmijë 6 vjeçarë nga Çegrani. Nga goditja, i mituri ka përfunduar me lëndime trupore dhe me një mjet tjetër është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku pasi ka marrë ndihmën mjeksore, gjendja e tij është stabilizuar dhe është lëshuar në shtëpi. Sipas organeve të hetuesisë deri te ky aksident ka arrdhur si pasojë e pakujdesisë së fëmijës në rrugë. Kujtojmë se gjatë fundjavës në Gostivar ndodhën edhe disa aksidenet tjera, veçohet ai i ndodhur në fshatin Padalisht gjatë të cilit u lënduan tetë persona.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *