Azilkërkuesit shqiptarë renditen të tretët, pas sirianëve dhe afganëve

Azilkërkuesit shqiptarë renditen të tretët, pas sirianëve dhe afganëve

Eurostat ka publikuar statistikat e azilkërkuesve për tre mujorin e dytë të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe, mbi 210.000 refugjatë kanë aplikuar për azil për herë të parë në Evropë.
Vendet kryesore prej nga vijnë emigrantët janë Siria dhe Afganistani, që në kombinim përbëjnë një të tretën e totalit me 71.000 individë.

Një pjesë shqetësuese të të dhënave statistikore vijon t’i mbulojë Shqipëria, e cila renditet e treta me 8%.
90% e tyre kanë destinacion të preferuar Gjermaninë. Ndërkohë, shtetasit kosovarë, të cilët kryesonin listën e tre mujorit të parë me 50.000 aplikime, kanë rënë në nivelin e 10.000 aplikimeve.

Mesatarisht, më shumë se një në tre refugjatë ka si pikësynim Gjermaninë. Në këtë vend ka pasur gjithsej 80.900 kërkesa, prej të cilave 15 445 kanë qenë nga vendi ynë.
Vendi i dytë në të cilën ka pasur më shumë aplikime është Hungaria me 32.000, e ndjekur nga Austria me 17.000 të tilla, Italia me 14.900, e kështu me radhë.

Klasifikimi i vendeve me më shumë kërkesa për azil

Gjermania 80.900
Hungaria 32.000
Austria 17.000
Italia 14.900
Franca 14.700
Suedia 14.300

Nga fillimi i vitit e deri në fund të Qershorit 2015, në Evropë kanë hyrë afro 592.000 refugjatë. Vitin e shkuar, për të njëjtën periudhë numëroheshin rreth 365.000 të tillë. /Ora news\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *