Edhe përskaj apeleve të shumta dhe iniciativave për pastrim të deponive ilegale, në rajonin e Gostivarit akoma gjenden individë të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend.
Një rast i tillë është shënuar gjatë mesditës së djeshme në Balindoll të Vjetër, ku është hasur një banorë i cili ka tentuar të hedh mbeturina në lumin Vardar.
“Dje (19 korrik) rreth orës 12 e 50 minuta, në Balindoll të Vjetër të Gostivarit, në afërsi të lumit Vardar, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë gjetur personin S. D. (51), i cili ka drejtuar traktor me rimorkio pa targa të regjistrimit, i cili ka qenë i ngarkuar me dhe, mbeturina druri dhe mobilje të vjetra, të cilat ka planifikuar që ti shkarkoj në atë vend”, thonë nga policia.