Banorët e Çajlës në protestë, kërkojnë përfundimin e kanalizimit para rikonstruimit të rrugës

Banorët e Çajlës në protestë, kërkojnë përfundimin e kanalizimit para rikonstruimit të rrugës

Banorët e fshatit Çajlë kanë protestuar gjatë ditës së sotme, duke bllokuar për një çast edhe rrugën rajonale Çajlë – Çegran. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, pse u bëhet rikonstruimi i rrugës, kur kanalizimi ende nuk është përfunduar. Ata kërkuan që ndërmarrja shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, të mos fillojë me rikostruimin e rrugës, pasi në vend të ndihmesës, do të dëmtohen edhe më shumë.

“Kjo pasi, në fshatin tonë akoma nuk ka përfunduar kanalizimi i cili u nis nga ana e Komunës së Gostivarit vitin e kaluar. Linja e këtij kanalizimi duhet të kalon përgjatë rrugës kryesore të fshatit, por për këtë Qeveria nuk i jep leje Komunës së Gostivarit, edhe pse kërkesa në Qeveri është parashtruar kohë më parë. Nëse do të bëhej rregulimi i kësaj rruge para përfundimit të kanalizimit, ne si banorë do të duhet të vazhdojmë të vuajmë mungesën e kalazimit të cilin e kemi pritur me vite. Nuk duam që pastaj të vijë deri te prerja e sërishme e rrugës kur të jepet leje për përfundimin e kalalizimit, me çka ne si banorë sërisht do të duhet të durojmë të kemi rrugë të dëmtuara, me çka do të dëmtonim edhe automjetet tona”.

Banorët e Çajlës, i bëjnë ftesë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të ndëgjonë kërkesën e tyre. Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasyshë, thanë se do ta radikalizojnë protestën.

“Nga ana e Komunës së Gostivarit kemi marrë premtimin se përfundimi i kalaizimit do të bëhet brenda një jave. Nëse deri më tani kemi pritur rregullimin e rrugës, edhe një javë nuk i kushton askujt asgjë për të pritur. Shpresojmë që kërkesa jonë të has në mirëkuptim nga organe e lartpërmendura. Në të kundërtën, kjo protestë paqësore mund të radikalizohet dhe jemi të vendosur që do të bllokojmë jo vetëm punimet nëse kërkes jonë nuk merret parasyshë, por edhe do të bllokojmë lëvizjen e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes fshatit tonë. Mos harroni, se kjo rrugë lidh vendbanimet më të mëdha të Gostivarit”.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi thotë se për banorët pak e rëndësishme është nëse me këtë veprim, shteti dhe komuna bëjnë politikë. Edhe ai ka kërkuar sikurse banorët, fillimisht të rregullohet kanalizimi, e pastaj të fillohet me rekonstruim të rrugës.

Ndryshe, “Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, filloi sot me sanimin e rrugës regjionale Çajlë – Forinë, një aks shumë i rëndësishëm për banorët e këtij rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *