Banorët e Vranjofcës me vetë – financim rregullojnë oborrin e xhamisë

Banorët e Vranjofcës me vetë – financim rregullojnë oborrin e xhamisë

Banorët e fshatit Vranjofcë njihen për vepra humane dhe bashkëjetesën si një familje mes tyre. Në bashkëpunim me mërgatën, ata shpesh kanë realizuar investime të ndryshme në fshatin e tyre. Së fundmi janë duke rregulluar oborrin e xhamisë së fshatit, i cili zgjerohet dhe përshatet edhe për parkim. Përgjatë oborrit, vendoset edhe një murë i ri. Të gjitha punimet janë duke u realizuar nga vetë banorët, ku pjesa më e madhe e atyre që ndihmojnë janë të rinjtë e Vranjofcës. Jusuf Islami, kryetari i Këshillit të Xhamisë së këtij fshati ka falenderuar mërgimtarët, afaristët dhe banorët e fshatit që i janë bashkangjitur kësaj iniciative.

Ilir Selmani, një i ri nga fshati Vranjofcë, njëherit anëtar i Këshillit të Xhamisë, sqaron se në bashkëpunim me mërgatën dhe banorët e këtij fshati, në Vranjofcë janë realizuar shumë projekte kapitale. Së fundmi, thotë ai, e pamë të arsyeshme rregullimin e oborrit të xhamisë që t’u lejmë trashigimi brezave pasardhëse diçka që do ta përdorin në përditshmërinë e tyre.

Punimet pritet të kapin koston e rreth pesë mijë eurove, bënë të ditur nga Bashkësia Lokale e këtij fshati. Fshati Vranjofcë, i cili i takon Komunës së Vrapçishtit, numëron 130 shtëpi me rreth 700 banorë, 60 për qind të të cilëve jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *