Banorët e Vrapçishtit në protestë: Toka e shitur e të parëve tanë, t’i kthehet fshatit

Banorët e Vrapçishtit në protestë: Toka e shitur e të parëve tanë, t’i kthehet fshatit

Banorët e fshatit Vrapçisht sërish kanë dalë në protestët, përmes së cilës kundërshtojnë shitjen e rreth 60 mijë metra katrorë tokë në atarin e fshatit Vrapçisht. Në tokën e shitur para një viti, pronarët e rinj kanë filluar me pastrimin e së njejtës, ku pritet të ndërtohen kapacitete prodhuese. Banorët e Vrapçishtit pretendojnë se ajo tokë ka qenë e të parëve të tyre dhe pa lejen e tyre nuk mund të shitet dhe me çmim prej vetëm një euro për metër katrorë. Me mbëritjen e banorëve, makinerit e angazhuara për pastrim, ndërprenë punën e tyre. Vendi i gjithi ishte rrethuar nga policia, por banorët janë decid dhe thonë se do ta mrbojnë vendin e tyre edhe me jetë. Ata lusin autoritetet lokale, qendrore dhe kompanitë që e kanë blerë tokën, ta prishin marrëveshjen.

Në mbështetje të banorëve kishte dalur edhe deputeti I zonës nga radhët e BDI-së, Bajram Kadrija. Ai akuzoi se pushteti lokal aspak nuk ka qenë transparentë dhe tokjën e ka shitur pa debat publik me banorët. Sipas tij edhe këshilltarëve të Këshillit komunal të Varpçishtit, për shitjen e tokës nuk kanë qenë të njoftuar dhe ka pasur presion mbi ata.

Kadrija tha se toka e shitur ka tre pronarë, dy janë kompani dhe një person fizik. Sipas tij, toka është prone e BFI së RMV-së dhe është dashur të kthehet te pronari i vëtetë. Tha se për mënyrën e shitjes, tanimë procedure nga ana e tij është inicuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Toka që është shitur përreth një euro, ndodhet rreth autostradës në zonën ekonomike në këtë pjesë, ndërsa çmimi aktual për metër katrorë aty shkon mbi 60 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *