Banorët e Vrapçishtit sërish në protestë, kërkojnë të ndalohet shitja e tokave të fshatit

Banorët e Vrapçishtit sërish në protestë, kërkojnë të ndalohet shitja e tokave të fshatit

Banorët e fshatit Vrapçisht sërish kanë protestuar kundër, siç ata thonë, shitjes së vakëfeve të cilat i kanë trashigimi nga të parët e tyre. Ata akzuojnë pushtetin lokal se ka shitur këto toka të cilat ndodhen përreth autostradës Gostivar – Tetovë pa mos marrë lejen dhe pa konsultim paraprak me banorët. Nga nisma qytetare për organizimin e protestave thanë se për shkak të dobësive të ligjit të shkombëtarizimit, fshatarët në mungesë të kartelave aktive të identifikimit si pronarë të mëparshëm të pronave të përmendura të Vakëfit, nuk kanë pasur mundësi të jenë pjesmarrës në procesin e denacionalizimit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore jep pëlqimin për shndërrim të përhershëm të bujqësisë në tokë ndërtimore për përgaditje të dokumentacionit për ndërtimin e objekteve në Komunën e Vrapçishtit, në fillim Komuna nuk duheshte assesi me asnjë kusht ta shëndërrojë vakëfin përkatesisht pronen bujqësore në tokë ndërtimore, intresi publik është i shkelur, zakonet e mira, mjedisi jetësor etj.. Gjithashtu kur vendoset në fazen e planeve urbanistike jashte vendbanimit dhe ligji për planifikim hapsinor dhe ubranistik janë bëre seri paregullsish dhe kundërshtime me ligjin për planifikim hapsinor dhe ubranistik. Ky ligj në përputhje me rrethanat e përmendur në ligjin për planifikim hapsinor dhe ubranistik shkatërron kullotat më pjellore, mjedisi jetësor dhe natyrën në përgjithësi”, tha Berat Jonuzi nga Nisma qytetare për mbrojtne e tokave – vakëfeve në Vrapçisht.

Banorët akuzojnë se komuna në mënyrë jo transparente duke shkelur procedurën, pa respektuar afatet, pa publikimi në uebfaqe dhe lëshime të tjera në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Hapësirë dhe planifikimi urban ka miratuar dokumentacionin e planifikimit urban lokal.

“Gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020, në kundërshtim me ligjin për tokën ndërtimore u miratuan programe vjetore të punës në zonën në dispozicion me tokë ndërtimi në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimet merreshin duke luajtur këshilltarët në lidhje me axhendat dhe mënyrën të caktojë seanca që është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Me jo-transparenc, komuna forcon dyshimet tona për korrupsion, interes dhe shkelje të publikut, demtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetit komunal”, tha Berat Jonuzi nga Nisma qytetare për mbrojtne e tokave – vakëfeve në Vrapçisht.

Banorët kërkojnë nga të gjitha institucionet kompetente që të ndërmarrin hapa për shfuqizim të plotë të vendimeve të deritanishme komunale dhe të fillojë një procedurë për pavlefshmërinë e marrëveshjeve të lidhura me personat juridikë dhe fizik. Ndryshe, banorët e fshatit Vrapçisht kanë protestuar disa herë kundër shitjes së tokave në fshatin e tyre nga ana e komunës. Autoritetet lokale thonë se procedura e shitjes ka qenë e rregullt dhe banorët kanë qenë të njoftuar. Qëllimi sipas tyre, është krjimi i vendeve të punës që do të hapen nga investitorët që i blejnë këto toka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *