Banorët e Zdunjës çohen në protesta

Banorët e Zdunjës çohen në protesta

Banorët e fshatit Zdunjë janë çuar në protesta kundër siç thonë ata, uzurpimit të pronës shtetërore, e cila sipas tyre njëkohësisht është pronë e fshatit. Nëpërmjet një peticioni të realizuar paraprakisht kërkojnë nga investitori të ndërpres punimet deri në momentet kur të dëshmojë se toka ku punon është në pronësi të ti.

Për problemin në fjalë thonë se i kanë informuar edhe autoritetet lokale të cilët do të duhet ta thonë fjalë e fundit. Banorët janë të indinjuar edhe nga fakti se gjatë punimeve për rrafshimin e tokës një rrugë dytësore që lidh fshatin me tokat e tyre bujqsore është tjetërsuar duke u mbuluar me dhe.

Banorët thonë se do vijojnë me protestat e tyre dhe nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemit protestat do ti zhvendosin në rrugë. Ndërkohë kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë edhe në instancat më të larta gjyqsore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *