Banorja e Tetovës godet veturën e parkuar të policisë në autostradën Gostivar -Tetovë

Banorja e Tetovës godet veturën e parkuar të policisë në autostradën Gostivar -Tetovë

Në autostradën Gostivar-Tetovë ka ndodhur aksident komunikacioni ku një 34 vjeçare nga Tetova që ka drejtuar veturën e llojit “Golf” me regjistrim të Tetovës, ka goditur automjetin e parkuar “Shkoda Jeti”, pronë e MPB-së.

“Automjeti i MPB-së ka qenë duke siguruar një person i përfshirë në një aksident të ndodhur paraprakisht. Pas automjetit ka goditur edhe zyrtarët e policisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas aksidentit, 34 vjeçarja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i janë konstautuar lëndime. Në vendngjarje është kryer hetim nga ana e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *