BASHKËSIA LOKALE E ÇEGRANIT VENDOS REND PËR HEDHJEN E MBETURINAVE

BASHKËSIA LOKALE E ÇEGRANIT VENDOS REND PËR HEDHJEN E MBETURINAVE

Nuk do të ketë më hudhje vend e pa vend të mebturinave të forta në fshati Çegran.

Bashkësia Lokale e fshatit vendos rregulla të reja me mbeturinat inerte dhe për hudhjen e të njejtave është krijuar një vend i veçantë në Rudinë të Çegranit.

Deri te i ashtuquajtur përroi i Liniçit ka rrugë qasëse e cila është hapur ditëve të fundit. Arben Iseini – anëtar i Këshillit të Bashkësisë Lokale të Çegranit, njofton se hedhja e mbeturinave të forta në këtë pjesë të fshatit do të jetë pa pagesë.

Mebturinat e përditshme, do të vazhdojnë të barten nga kompania përgjegjëse e fshatit Çegran. Iseini apelon banorët ta respektojnë vendimin e ri të Bashkësisë lokale .

Bashkësisë Lokale nëse vërenë hudhja e mbeturinave ne vende tjera nga persona të pa pergjegjshëm, të njejtit do t’i lajmerohen tek organet kompetente dhe do të ketë dënime konform ligjit. Ata u bëjnë thirrje edhe Këshilltarëve nga ky fshat në Këshillin e Komunës së Gostivarit, të kontribuojnë në këtë drejtim.

Iseini sqaron se nuk është vetëm Rudina ku janë krijuar deponi të egra. Edhe një vend vakëfi është i mbushur me mbeturina. Për të shpëtuar pronën e përbashkët të fshatit, Bashkësia Lokale edhe atje ka vendour ndalesë për hedhje të mebturinave.

Ndërkohë, Bashkësia Lokale ka paralajmëruar marrjen e masave edhe për uzurpatorët e paligjshëm të parcelave në Rudinë. Në bashkëpunim me organet kompetente, ata paralajmërojnë sanksionim të çdo individi i cili do të haset duke bërë keqpërdorime në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *