Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë zhvilloi aksionin e radhës humanitar

Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë zhvilloi aksionin e radhës humanitar

34 pako ushqimore me vlerë 1.700 euro janë shpërndarë për familjet në nevojë në fshatin Çajlë. Pakot janë përgaditur nga Bashkësia Lokale e këtij fshati. Aksioni humanitar është mbështetur nga Qendra Islame Shqiptare “El Furkan”, me seli në Mynih të Gjermanisë dhe nga dy mërgimtarë të fshatit Çajlë, njëri më punë të përkohshmë në Gjermani dhe tjetri në Austri. Ky aksion humanitar siç sqaron kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Cajlë Sinan Elezi, vjen për shkak të krizës së thelluar ekonomike nga pandemia dhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Pos fshatit Çajlë, pako do të të ndahen dhe familjeve nevojtare në Gostivar dhe vendbanime përreth.

Ndryshe, përmes donacioneve të ndryshme, Bashkësia Lokale e fshatit Çajle për një muaj ka ndihmuar me produkte ushqimore dhe higjienike 135 familje. Për këto aksione humanitare, mërgimtarët dhe kompanitë vendore kanë siguruar rreth 7 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *