Basri Elezi, një mërgimtarë nga fshati Çajlë siguron ushqime për familjet në vendlindje

Basri Elezi, një mërgimtarë nga fshati Çajlë siguron ushqime për familjet në vendlindje

Basri Elezi, mërgimtarë nga fshati Çajlë, i cili me punë ndodhet në Zvicër, ka siguruar ushqim për dhjetë familje në vendlindje. Kjo ndihmë, në përbërje pos ushqimeve, përmbanë edhe produkte higjienike dhe paisje mbojtëse kundër koronavirusit, konkretisht maska dhe doreza.

Pakot janë përgatitur nga Bashkësial Lokale e fshatit Çajlë dhe familjeve me rrezik social, do t’u dërgohen deri në shtëpi. Kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, Sinan Elezi, tha se kjo ndihmë sadopak do të kontribuojë të zbus nevojat ekonomike, njëkohësisht edhe mos dalje pa nevojë nga shtëpia. Ai tha se me këtë donacion, familjeve u sigurohet ekzistenca për një muaj.

Ai me këtë rast ka apeluar banorët e Çajlës mos dalin pa nevojë derisa zgjatë pandemia, dhe të respektojnë rekomandimet e pushtetit lokal dhe atij qendrorë.

Vlera e çdo pakoje ishte 50 euro, konkretisht 500 euro në total për të gjitha dhjetë familjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *