BDI – Dega në Gostivar: Fusha e patinazhit në Gostivar nuk funksionon, Taravari i vuri drinin!

BDI – Dega në Gostivar: Fusha e patinazhit në Gostivar nuk funksionon, Taravari i vuri drinin!

Ishte data 6 Janar kur në Gostivar solemnisht u përurua fusha e patinazhit, një projekt i Agjencisë për Rini dhe Sport. Në atë eveniment nuk kishte se si të mungon edhe Arben Taravari, i cili i bëri publicitet të madh këtij projekti i cili financohet nga niveli qendror.
Por, për fëmijët dhe prindërit, kjo nismë që ndodhte për herë të parë në Gostivar, zgjati shumë pak. Prej disa javësh, fusha e patinazhit nuk po funksionon.
Arsyet janë nga më të ndryshmet. Punonjësit thonë që patinazhi nuk funksionon pasi mungojnë atletet e patinazhit, të cilat në ditën e përurimit nga Agjencia për Rini dhe Sport me qindra eksemplarë iu dorëzuan Palestrës Sportive në Gostivar.
Parashtrohet pyetja se ku mbaruan qindra copë atlete të patinazhit ?
Ka zëra që thonë se fusha e patinazhit doli nga funksionimi për shkak se Taravari nuk kishte lëvërdi nga funksionimi i fushës, pasi humbte shumë përfitime nga mosfunksionimi i parkingut ku u vendos fusha e patinazhit.
Të tjerët thonë se energjia elektrike ka qenë motivi që të ndërpritet funksionimi i patinazhit, pasi Taravari nuk ka dashur t’i shtohet harxhimet tek Palestra Sportive, edhe pse, Taravari ishte zotuar që për mirëmbajtjen e fushës do të kujdeset palestra sportive “Rinia” në Gostivar, pranë të cilës edhe është vendosur e njejta.
Në kohën kur ndriçimi publik pa nevojë qëndron ndezur edhe gjatë ditës, Taravari po kursen energjinë elektrike kur flitet për fëmijët e Gostivarit.
Ftojmë Taravarin që të lërë interesat anësh dhe të kthejë sërish në funksion Fushën e Patinazhit, pasi, ajo u vendos për nevojat e qytetarëve dhe jo për përllogaritjet e Taravarit. Fusha e patinazhit duhet të jetë e hapur deri me 8 mars dhe duhet të fuksionon çdo ditë nga mesdita pa pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *