BDI e Gostivarit me reagim: Dënojmë ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BDI e Gostivarit me reagim: Dënojmë ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BDI e Gostivarit përmes një komunikate ka akuzuar Kryetarin e komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretarin gjeneral të Aleancën për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sipas tyre në një debat televizi “me apo pa vetëdije edhe njëherë ofendoi dhe shpifi për komunitetin që pretendon se po e përfaqëson”. Nga dega e këtij subjekti thonë se me deklaratën e tij se në Çair dhe Gostivar tek pjesa shqiptare nuk respektohen masat për mbrojtje nga CoVid-19, dhe se tek pjesa maqedonase këto masa po respektohen me përpikmëri, Taravari dëshmoi edhe një herë që çdo deklarim i tij nuk bazohet në argumente dhe fakte, por në “muhabtete” që i dëgjon nga dikush tjetër.

“Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, zëshëm demanton shpifjet e Taravarit dhe me bindje të plotë pohon që kafiteritë e Gostivarit me respektojnë protokolet e Qeverisë. Dëshmi për këtë është fakti që asnjë pronar lokali nuk është dënuar nga organet përgjegjëse për mosrespektim të masave. Aq më tepër, në Gostivar nuk kemi pasur raste si rasti i fundit në Shkup, kur menjëherë pas emisionit që Taravari shpifi për kafiteritë dhe qytetarët e Gostivarit u sulmuan Inspektorët në Kafeteritë që Taravari i viziton më së shpeshti, në pjesën maqedonase, siç do të thoshte ai”,

thuhet në reagimin e BDI-së së Gostivarit. Nga aty, kërkojnë që Taravarit të kërkon publikisht falje mbi, mbi siç thuhet, shpifjet që ua bëri pronarëve të objekteve gastronomike dhe qytetarëve të Gostivarit. “Njëherit, ftojmë Taravarin që disciplinë të mbajë në Institucionin ku udhëheq ai, pasi fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë që në kabinetin e tij dhe zyrat e drejtorëve që i ka emëruar ai, nuk respektohen masat dhe në ambiente të mbyllura po organizohen ahengje të ndryshme”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së së Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *