BDI: Ende nuk janë diskutuar dorëheqjet e disa funksionarëve

BDI: Ende nuk janë diskutuar dorëheqjet e disa funksionarëve

Pas lajmit të nxjerrë nga Fokus, dhe të transmetuar nga disa media se Musa Xhaferi brenda javës do të jep dorëheqje, BDI, ka reaguar duke i vlerësuar këto lajme si shpifëse.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përgënjeshtron disa shkrime nëpër media për kinse dorëheqje të funksionarëve të BDI nga postet qeveritare. Në strukturat udhëheqëse të Bashkimit Demokratik për Integrim, fare nuk është diskutuar kjo temë. Për çdo vendim të partisë, opinioni i gjerë publik, çdoherë informohet me kohë, pa lënë hapësirë për spekulime”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *