BDI hap shtabin komunal zgjedhor në Vrapçisht

BDI hap shtabin komunal zgjedhor në Vrapçisht

BDI e Vrapçishtit ka hapur shtabin komunal zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Në prani të zyrtarëve të lartë të partisë, simpatizantëve dhe anëtarëve, kryetari i Degës së BDI-së në Komunën e Vrapçishtit, Bajram Kadrija ka ftuar të gjithë ata, siç ai i quajti, që mund të kenë gabuar me lëvizjet e tyre në politikë, të kthehen sërisht në BDI, aty ku dera është e hapur për të gjithë.

Në BDI është vizioni, prandaj ne si subjekt do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetjen e popullatës, tha më tej Kadrija.

Këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë, prandaj BDI duhet të korrë edhe një fitore për të cilën do të punojmë fuqishëm me mbështetësi tanë, tha Ekrem Zendeli – Shef i Shtabit Komunal Zgjedhor të BDI-së së Vrapçishtit.

Kadirja dhe Zendeli ftuan aktivistët dhe antarësinë për sjellje korrekte në fushatë dhe t’u bëjnë ftesë çdokujtë të bëhet pjesë e BDI-së. Ndryshe, në Komunë e Vrapçishtit, Shtabi qendror Komunal Zgjedhor i BDI-së është i vendosur në fshati Dobërdoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *