Bejta: BDI do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet ardhshme parlamentare

Bejta: BDI do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet ardhshme parlamentare

Në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dega në Gostivar, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e Këshillave Vendore dhe funksionarë partiak, në atmosferë pozitive dhe harmoni të plotë, me aklamacion për kryetar të Shtabit Lokal u zgjodh Nevzat Bejta, kryetar i degës dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në fjalimin para anëtarëve të pranishëm, kryetari Nevzat Bejta mes tjerash theksoi se nga kjo zyrë që vazhdimisht ka triumfuar në garat zgjedhore, do t’i prihet fitores së madhe të BDI-së edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të muajt Prill të vitit që vjen.

Kryetari Nevzat Bejta, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dal fitues triumfal i këtyre zgjedhjeve, sepse, nuk ka fuqi që popullin shqiptar do ta përçaje për qëllime të errëta dhe për interesa personale. Popullin shqiptar, tha Bejta, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta manipuloje, andaj personaliteti i liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti mbetet figurë e pakontestueshme tek populli shqiptar. Nga vitit 2001, tha kryetari Bejta, shqiptarët ndjehen të lirë dhe kanë fituar të drejtat e tyre, kurse para luftës së lavdishme të UÇK-së, shqiptarët nuk kishin të drejtë as ta shprehin mendimin e tyre demokratik.

Anëtarët e kryesisë së degës, deklaruan se zgjedhja e Nevzat Bejtës për kryetar të Shtabit Lokal është një garanci më tepër për fitoren e padiskutueshme të BDI-së në Gostivar, për shkak se çdo here kur Nevzat Bejta ka qenë kryetar shtabi BDI-ja ka korrur fitore bindëse në Komunën e Gostivarit. Brenda kohës, do të zgjidhen edhe strukturat e tjera të Shtabit Lokal, për të vijuar me zgjedhjen e shtabeve nëpër Këshillat vendore.

Kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor të degës së BDI-së në Gostivar, do të mbahet më 17 Tetor Në mbeldhjen e mbajtur më datë 5 Tetor – 2015, kryesia aktuale e Forumit Rinor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (FR-BDI) në Gostivar, vendosi që kuvendi zgjedhor të mbahet më datë 17 Tetor – 2015. Në këtë mbledhje të Forumit Rinor ku i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, mes tjerash u koordinuan detalet për zhvillimin e kuvendit, ku i pranishëm pritet të jetë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Drejtuesit dhe anëtarët e Forumit Rinor, morën përsipër organizimin sa më të mirë të kuvendit zgjedhor, me qëllim që Gostivari të jetë shembull për proces demokratik dhe transparent zgjedhor, duke i dhënë hapësirë për të dhënë kontributin e vet çdo i ri i Gostivarit dhe rrethinës. Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta përgëzoi anëtarët e Forumit Rinor të degës së BDI-së në Gostivar për angazhimin e tyre maksimal të dhënë deri më tani, duke inkurajuar ato që ta vazhdojnë misionin e tyre për realizimin e platformës politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Kryetari Nevzat Bejta, tha se e ardhmja e popullit shqiptar janë gjeneratat e reja, duke kërkuar nga ata angazhim të pakursyer për avancimin e shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni. Këtë mund ta bëjnë, tha kryetari Bejta, përmes angazhimit politik në radhët e BDI-së, parti e cila vazhdimisht u ka dhënë të rinjve hapësirë për të dëshmuar veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *