Bejta mori pjesë në fillimin e Vitit të Ri akademik në Universitetin “Vizion”

Bejta mori pjesë në fillimin e Vitit të Ri akademik në Universitetin “Vizion”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në ceremoninë solemne të fillimit të Vitit të Ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar “Vizion”, i cili nga ky vit akademik shënon fillimin e veprimtarisë në qytetin e Gostivarit.

Gostivar, 1 tetor –Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në ceremoninë solemne të fillimit të Vitit të Ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar “Vizion”, i cili nga ky vit akademik shënon fillimin e veprimtarisë në qytetin e Gostivarit.

Kryetari Nevzat Bejta përgëzoi investitorët për vendimin e tyre që Universiteti të hapet në qytetin e Gostivarit. “Sot për qytetin e Gostivarit është një ditë e veçantë, sepse po hapet një Universitet i ri, një dritë e re. Gostivari është një prej pesë qyteteve më të mëdha në Maqedoni, por dallohet nga qytetet e tjera për shkak se ka një mozaik të bukur që nuk e kanë qytetet e tjera. Në qytetin tonë jetojnë shqiptarët si popull shumicë, jetojnë maqedonasit, turqit, romët, boshnjakët e tjerë, dhe po jetojmë në një afërsi të madhe njëri me tjetrin. Nuk kemi aspak problem ndaj njëri tjetrit. Kjo e dallon qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Nga dita e parë që pata takim me rektorin Fadil Hoxha, kur na tregoi se do të hape universitet në Gostivar, ishte një lajm shumë i mirë sepse nga ky universitet do të dalin gjeneratat e reja që do të japin kontribut për qytetin e Gostivarit dhe ku do që të jenë. Prandaj, i nderuari rektor, të nderuar studentë, prindër dhe profesorë, mbështetja e Komunës së Gostivarit nuk do të mungon në asnjë moment për universitetin tuaj”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Në Universitetin Ndërkombëtar “Vizion”, pritet të studiojnë 500 studentë, dhe krahas studentëve nga Gostivari, do të ketë studentë edhe nga qytetet e tjera të Maqedonisë dhe rajonit. Do të funksionojnë drejtimet e Juridikut, Ekonomisë, Informatikës, Shkencat shoqërore dhe Arkitektura.

Universiteti Ndërkombëtar “Vizion”, është universiteti i parë i akredituar privat me të drejtë studimi edhe në gjuhën turke, dhe filloi me punë në dhjetor të vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *