Berat Ismaili rizgjidhet edhe për një mandat në krye të LFK – së në Gostivar

Berat Ismaili rizgjidhet edhe për një mandat në krye të LFK – së në Gostivar

Berat Ismaili është zgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar në krye të Lidhje Futbollistike Komunale në Gostivar. Në Kuvendin e rregullt zgjedhor, delegatët e pranishëm unanimisht votuan pro Ismailit, për të cilin ky është mandati i dytë. Ismaili ka falendaruar të gjithë delegatët për mbështetjen dhe u zotua se gjithmonë do të jetë në dispozcion të tyre.

Paraprakisht, në hapje të Kuvendit, ai ka ndarë mirënjohje post mortum për pesë punonjës sportive të territorit të Gostivarit, të cilët humbën jetë nga koronavirusi, edha atë: Abdulaqim Bajrami dhe Ermir Zulbehari nga Gradeci, Zilkadri Saliu nga Çegrani, Nexhbi Ameti nga Debreshi dhe Muhametali Osmani nga Vrapçishti.

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti Llazar Rakixhiev nga FFM-ja, i cili tha se Gostivari është shembull i futbollit në vend dhe uroi Gostivari sa më parë të inkuadrohet në Ligën e Parë Futbollistike.

“Gëzohem që ju shoh në këtë numër të madh edhe përskaj pandemisë. Jam i nderuar të marr pjesë në Kuvendin tuaj dhe t’ju përcjellë urimet më të sinqerta të kryetarit të federatës së futbollit Muhamet Sejdini. Njëherit ju uroj edhe në emër të gjithë federatës së futbollit të Maqedonisë. Gostivari veçohet si Lidhje me më shumë punëtor sportiv të futbollit dhe vetëm mund të ju deshiroj të vazhdoni ashtu, punë të mbarë dhe sa më shpejtë t’ju shohim në Ligën e Parë”, tha Rakixhiev.

Në Kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e tjerë të Lidhjes Futbollistike Komunale të Gostivarit dhe përfaqësuesit e Gostivarit në FFM. U miratua edhe raporti financiar nga viti i kaluar i LFK-së së Gostivarit e cila ka pasur rreth 895 mijë denarë të hyra dhe afër 701 mijë denarë shpenzime. Mjetet e mbetura transferohen në llogari të këtij viti. Poashtu, LFK e Gostivarit ka propozuar për kryetar të FFM-së të mbetet Muhamed Sajdini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *