Berat Jakupi udhëton në Bazel, Zvicër. Por nuk do të garojë

Berat Jakupi udhëton në Bazel, Zvicër. Por nuk do të garojë

Pas rikthimit të suksesshëm, kur në Karate Premier Ligën arriti të fitojë medaljen e argjendtë, Berat Jakupi edhe përkundër ftesës për pjesëmarrje ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në turnirin “Bazel Open” në Zvicër. “Do të udhëtoj, por nuk do të marr pjesë në ‘Bazel Open’, sepse nuk dëshiroj të rrezikoj me lëndimin, edhe pse ftesën e kisha marr personalisht ”, u shpreh karateisti nga Gostivari për “Ipon.mk”, transmeton Koha.

Ndryshe, turniri në fjalë do të mbahet në Zvicër (Bazel) vikendin që vjen. Gostivarasi i cili tani më është anëtar por edhe themelues i klubit të karatesë “Asiart”, lëndimin e mori në gjysmëfinalen e Karate 1 premier Ligës në Stamboll nga turku Ugur Aktash, pas rezultatit 6:0, pas së cilës ai nuk morri pjesë në luftën finale për medaljen e arrit.

Kështu e përshkruan Jakupi momentin kur pësoi lëndimin. “Pas epërsisë prej 6:0, Aktash me thembër më qëlloi në gojë, pas së cilës pësova lëndim në pjesën e lartë të gojës brenda dhe jashtë, ndërsa më qëlloi pakës edhe në hundë. Rrodhi shumë gjak dhe menjëherë më dërguan në spital, ku aty qëndrova 2-3 orë, kështu që nuk isha në gjendje të rikthehem për meçin final. Ndërkaq, pas pauzës nuk jam në formën time më të mirë dhe nuk dua të rrezikoj, sepse goja më është qepur. Ua lë mjekëve të tregojnë se kur do të jetë në rregull për fillim”, deklaroi Jakupi, kampion i katërfishtë Evropian në të gjitha kategoritë dhe kampioni i Evropës në Lisbonë. Cekim, në Premier Ligën, Berati mundi maqedonasin Simon Antiq (-84 kg, Makpetrol) me 2:1, ndërsa më pas Ahmed Adballah nga Egjipti me 6:0, iranianin Esxhan Hejderi 2:0, ndërsa në gjysmëfinale me 8:0 (6:0 në pjesën e rregullt) e mundi turkun, Ugur Aktash me diskualifikim.

Në ndërkohë, Maqedoninë në këtë eveniment do ta përfaqësojnë karateistët si Emill Pavllov dhe Zharko Arsovski, ndërsa do të marrin pjesë edhe karateistët e njohur si Agaev nga Azerbajxhani dhe turku Erkan. / Gazeta Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *