Besimtarët musliman të Gostivarit i gëzohen hapjes së Xhamisë “Aja Sofja”, Kuzhina popullore “Vita Abi” këtë ngjarje të madhe e shënon me aksion modest

Besimtarët musliman të Gostivarit i gëzohen hapjes së Xhamisë “Aja Sofja”, Kuzhina popullore “Vita Abi” këtë ngjarje të madhe e shënon me aksion modest

Festës së muslimanëve në mbarë botën, me rastin e hapjes pas 86 vitesh të Xhamisë “Aja Sofja” dhe faljes së namazit të xhumasë në këtë Xhami, i janë bashkangjitur edhe besimtarët musliman nga Gostivari, të cilët në forma të ndryshme kanë shënuar këtë ditë historike.

Kështu edhe drejtuesit e kuzhinës popullore “Vita Abi” në shenjë falenderimi për këtë ngjarje të madhe të muslimanëve, kanë përgatitur dhe shpërndarë qindra racione me ushqim e hallvë për qytetarët e Gostivarit.

Pronari i kuzhinës popullore “Vita Abi” Zulkadri Shabani, thotë se ndjehet i lumtur që ka arritur të përjetoj një moment të këtille, ndaj nëpërmjet këtij veprimi modest është munduar që gëzimin e tij për hapjen e Xhamisë “Aja Sofja” ta ndajë me qytetarët e Gostivarit.

Aksionet me qëllime humanitare në kuzhinën popullore “Vita Abi” janë të përditshme. Ata organizohen edhe në ditë gëzimi e përkujtimi por edhe në momente të veçanta siç ishte ajo e pas tërmetit në Shqipëri, aksioni humanitar për refugjatët në Gjevgeli, familjet e rrezikuara sociale në Shtip e Prilep dhe qindra të tjera.

Ndryshe, hallva paraqet një nga ëmbëlsirat më tradicionale shqiptare, e cila përgatitet gjatë të premteve e ditëve të mira fetare.

Ajo gatuhet për t’i rikujtuar njerëzve sa e rëndësishme është të ndash shije dhe lumturi me të dashurit tuaj.Prandaj edhe është e traditës që sa herë bëhet hallvë ta shpërndash atë tek komshinjtë apo të afërmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *