Bie çmimi i benzinës dhe naftës në Maqedoni

Çmimi i benzinës ulet për dy denarë, kurse ai i naftës ulet për 1,5 denarë. Komisioni Rregullator për Energjetikë gjithashtu ka vendosur që edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë të ulet për 3 denarë.

Çmimet e karburanteve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

EUROSUPER BS–95/ 85,50 (dena/litër)
EUROSUPER BS–98/ 88.00 (den/litër)
EURODIESEL BS/ 98.00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë/ 94,50 (denarë/litër)
Mazut M-1/ 52,463 (denarë/kilogram)