Blegtoria shpaguhet më shumë se bujqësia

Blegtoria shpaguhet më shumë se bujqësia

Problemet me shitjen e sigurt të pemë-perimeve, ndryshimet klimatike që ulin rendimentet e prodhimeve bujqësore, vonesat në pagesa të drithërave nga njëra anë dhe shitja më e sigurt e kafshëve, qumështit dhe mishit nga ana tjetër – tregojnë se prodhimi blegtoral sjell më shumë përfitime për fermerët se ai bujqësor. Sipas nënkryetarit të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani, për fermerët më mirë është që të merren me kafshë, njofton Koha.

Marrja me blegtori siguron plasman dhe shitje të sigurt të prodhimeve blegtorale, ndërsa te prodhimet bujqësore – në Maqedoni vite me radhë fermerët kanë problem me plasmanin e prodhimeve të tyre si brenda, ashtu edhe jashtë vendit

Në rast se fermeri posedon hapësira më të mëdha të tokës punuese bujqësore, që shumë pak është rasti në Maqedoni dhe shtetet e rajonit, atëherë shtrohet çështja se cila kulturë bujqësore apo blegtorale është më ekonomike duke marrë parasysh pjesëmarrjen e harxhimeve të veçanta në koston e përgjithshme. Agroekonomistët thonë se harxhimet përcaktojnë se cila pjesë e të ardhurave ju mbesin fermerëve pas përfundimit të prodhimit.

Këtu bëjmë fjalë për harxhimet e plehrave mineral, farave, naftës, amortizimit të makinerisë, raportin e investimeve dhe të ardhurave, kohën e nevojshme të angazhimit së fuqisë punëtore , shumën e subvencioneve që fitohen për kultura të caktuara bujqësore, harxhimet e mekanizimit personal apo që merret me qira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *