Borxhi i Komunës së Gostivarit/Taravari: Pandemia dëmtoi ekonominë lokale, shteti nuk na ndihmoi

Borxhi i Komunës së Gostivarit/Taravari: Pandemia dëmtoi ekonominë lokale, shteti nuk na ndihmoi

Në Vitin e Ri kalendarik, komuna e Gostivarit ka hyrë me borxh të përgjithshëm prej tre milion eurove. Vitin e kaluar, në këtë kohë, komuna kishte borxh vetëm 1 milon euro. Rritja e borxhit për 2 milion vetëm për një vti, sipas kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka si shkak pandeminë e cila ndikoi negativisht në ekonominë lokale.

Taravari vlerëson se viti i kaluar ishte i rëndë për Gostivarin, sepse përveç të hyrave të zvogluara në buxhet, komuna u ballafaqua edhe me llogari të bllokuar. Sipas kryetarit Taravari në gjithë këtë situatë ndikuan edhe marrëdhëniet e brishta me pushtetin qendror e cila komunat i ndihmoi në mënyrë selektive.

Megjithatë, Taravari shprehet optimist se nëse së shpejti në Kuvend kalojnë ligjet që mundësojnë përkrahje financiare për Komunat, situata do të përmirsohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *