Botimi: “Mendimet e arratisura”,vjen për lexuesin përmes vargjeve të poetes 14 vjeçare Jonida Jusufi

Botimi: “Mendimet e arratisura”,vjen për lexuesin përmes vargjeve të poetes 14 vjeçare Jonida Jusufi

Kur lexon poezit e shkruara nga poetesha e re kërçovare,nxënësja Jonida Jusufi e cila ka mbushur vetëm 14 vjet,të vjen natyrshëm zëri kumbues i poezive të saj që burojn nga një shpirt i ndjeshëm poetik i cili të ndjell të lexosh papushuar njërën pas tjetrën poezit e saj që të falin kënaqësin e pentagrameve të këngëve.

Një zemër e brishtë sikurse mund të jetë e vetë Jonidës 14 vjeçare,në poezit e saj “Mendimet e arratisura”, të fton të hysh në brendësin e mureve të saj e të zhbirosh mendimet, shqetësimet brengat,gëzimet,dëshirat, ëndërrimet,e gjithçka që fshihet nën sipërfaqen e ndjenjave të saj të çiltëra.
Mjafton të lexosh poezinë e parë të vëllimit “Mendimet e arratisura”,për tu bindur se Jonida nxjerr nga thellësitë e shpirtit vargjet të cilat ngjizen në shtratin e ndjenjave.
Si tingujt e një arie të bukur,shpresëdhënëse,tingëllojnë për lexuesin vargjet në poezit e saj e të cilat ndahet në tre cikle apo hapsira rrëfimi dhe të cilat për lexuesin vijnë në formën e tablove të Përkushtimit,Raftit të vjetër dhe Jetë lulesh.

Mënyrat se si autorja zgjedh fabulat e poezive të saj,tregon para së gjithash se është një vrojtuese e mprehtë e jetës, e realitetit, e botës që e rrethon. Dhe gjithçka e shpreh nëpër vargje, duke folë me veten dhe me të tjerët, me një sinqeritet gati fëminor e spontan, të cilat e bëjnë më të besueshme fjalën e saj.

Mesazhet që përcjell Jonida,shprehen në vargjet e një gjuhe të thjeshtë,të pastër e të kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesve.Mënyrë e cila tregon se kemi të bëjmë me një krijuese,që është e aftë të thotë mendime të thella me fjalë të thjeshta.

Megjithëse është në hapat e parë të krijimtarisë, poezitë e Jonidës,tregojnë se është një njohëse e mirë e vargut,ku vështirësia për të gjetur fjalën e duhur, e mandej për ta vendosur në vendin e duhur, në funksion të shprehjes së mendimit, duke ruajtur njëkohësisht muzikalitetin e vargut, kërkon një përvojë të gjatë krijuese.Veçori të rralla krijuese,përmes të cilave Jonida ka një formim letrar të admirueshëm dhe premtues për të ardhmen.

Ëndrrat poetike të krijueses së re,sapo kanë nisur të derdhen nëpër vargje.Të tjera me siguri janë duke lindur në pasionin e Jonidës,të cilës i urojmë,”Qoftë pena e saj e mbarë në këtë rrugëtim jete artistike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *