Britani, rrëzohet një avion gjatë një shfaqjeje ajrore

Britani, rrëzohet një avion gjatë një shfaqjeje ajrore

Një avion i Luftës së Dytë Botërore “Hawker Hunter” është rrëzuar gjatë një shfaqjeje ajrore në Shoreham, Soseksin Perëndimor dhe ka shkatërruar disa makina në rrugën A27.

Zyrtarët e kësaj shfaqjeje e kanë konfirmuar se ndodhi një incident i madh jashtë kufinjve të parashikuar për këtë shfaqje, duke thënë se emergjencat i janë përgjigjur menjëherë thirrjes.

Besohet se piloti ka arritur të largohet nga avioni, para se ai të rrëzohet në tokë, duke arritur kështu të shpëtojë.

Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e avionit, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se hetimet do të fillojnë së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *