Button zyrtarisht te McLaren edhe për vitin 2016

Button zyrtarisht te McLaren edhe për vitin 2016

Jenson Button konfirmohet në timonin e McLaren Honda edhe për sezonin 2016. Lajmin e konfirmon presidenti i skuadrës, Ron Dennis, sipas të cilit, nuk ka pasur asnjë dyshim që piloti britanik do të vazhdonte bashkëpunimin me makinën britanike edhe për vitin e ardhshëm.

“Jenson është entuziast dhe i përqëndruar në objektivat që kemi dhe në këtë mënyrë, opsioni për të vazhduar edhe një tjetër vit është zgjedhja më e mirë. Jemi të lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin pasi Button është një nga pilotët me më shumë eksperiencë në Formula 1 dhe sezonin e ardhshëm do të bëhet piloti i tretë i historisë së këtij sporti që kalon kufirin e 300 garave. Gjithsesi, përveç eksperiencës ai është një pilot i shpejtë dhe modern“.

Në komunikatën e publikuar nga McLaren, Button e pranon se e ka menduar edhe idenë e tërheqjes.

Nuk kam kaluar muaj të lehtë. Vetëm dy herë kam mundur të grumbulloj pikë këtë sezon dhe gjatë muajve të fundit e ardhmja ime ishte në dyshim. Kam biseduar me Ron Denis dhe kam kuptuar se ai mbetet i vendosur për ta çuar përpara këtë projekt. Kam një besim të madh dhe jam, i vendosur të vazhdojmë të gjithë përpara. Shpresoj të përmirësohemi sa më shumë në vitin 2016″, nënvizon ish kampioni i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *