Çajla u gëzohet ndërtimit të shtëpive dhe strehimit të pesë familjeve nga ky fshat

Çajla u gëzohet ndërtimit të shtëpive dhe strehimit të pesë familjeve nga ky fshat

Çajla u gëzohet ndërtimit të shtëpive dhe strehimit të pesë familjeve nga ky fshat. Mes skamjes dhe vështirësive këto familje po e bënin jetën nëpër shtëpi të improvizuara. Por bashkatdhetarët nga Fondacioni për zhvillimin e Çajlës me seli në Zvicër, të mbështetur edhe nga banorët dhe kompanitë vendase, me shpresë se do të mblodhin mjetet e nevojshme, filluan sot me ndërtimin e dy shtëpive nga gjithësejt pesë të parapara në total. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të shtëpive mori pjesë edhe një delegacion nga Muftinia e Gostivarit, udhëhequr nga ushtruesi i detyrës mufti i Gostivarit, h. Sabahudin Zendeli, i cili duke uruar banorët e Çajlës për veprën e pashoq, shprehu gëzimin e tij që edhe familjet për të cilat ndërtohen shtëpitë do të bëhen me strehë mbi kokë.

Në emër të Fondacionit për zvillimin e Çajlës punimet në vendlindje i ka përshëndetur përfaqsuesi i fondacionit, Safet Rexhepi i cili duke falënderuar iniciatorët për ndihmë të familjeve të tilla tha se iniciativa për të ndihmuar familjet nevojtare sot po konkretizohet në praktikë. Rexhepi bëri të ditur se për momentin do të ndërtohen dy shtëpi, kurse të tjerat janë planifikuar për në pranverën e vitit të ardhshëm. Ai paralajmëroi ndërtimin edhe të një objekti ndihmës për nevojat e fshatit në të cilën do të vendosen, mjetet, paisjet dhe makineria e fshatit.

Kryetari i B.L të fshatit Çajlë, Sinan Elezi shprehi mirënjohjen e tij të thellë për shtëpitë e reja dhe për faktin se nevojtarët nuk po harrohen asnjëherë nga mërgimtarët.

Ndërtimin e shtëpive e ndihmon vullnetarisht kompania Bini Trans nga Llakavica, ndërsa kontributin e tyre për ndërtimin e pesë shtëpive në Çajlë mund ta japin të gjithë njerëzit vullnetmirë dhe kompanitë private. Mjetet e tyre për këtë qëllim ata mund ti dorzojnë tek dy humanistët çajlas Bejtulla Jakupi dhe Sadri Durmishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *