Çajlë, mërgimtarët furnizojnë me ushqime familjet nevojtare në prag të Ramazanit

Çajlë, mërgimtarët furnizojnë me ushqime familjet nevojtare në prag të Ramazanit

Me afrimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe si pasojë e rënduar e gjendjes financiare për shkak të pandemisë, mërgimtarët e fshatit Çajlë kanë funziuar 15 familje në vendlindje me ushqime dhe gjësende higjienike. Përgatitja e pakove ushqimore dhe shpërndarja është bërë nga Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë. Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë theksoi se pakot janë siguruar përmes një donacioni prej 500 frangave zvicerane nga një mërgimtarë i cili jeton dhe vepron në Zvicër e që dëshiron të mbetet anonim.

Edhe ditën e djeshme në fshatin Çajlë janë shpërna ushqime dhe para, të siguruara nga disa mërgimtarë të tjerë. Elezi tha se si pasojë e pandemisë numri i familjeve në nevojë është rritur nga viti i kaluar. Ai shpreson se me ndihmën e mërgatës edhe sivjet çdo familje do të furnizohet me ushqim përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Vitin e kaluar përgjatë gjithë Ramazanit në fshatin Çajlë u organizuan me dhjetëra aksione humanitare ku familje të shumta u furnizuan me ushqime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *