Çajlë, vijon shpërndarja e iftareve dhe pakove ushqimore

Çajlë, vijon shpërndarja e iftareve dhe pakove ushqimore

Bashkësia Lokale e fshatit Cajle ka vijuar me përgaditjen dhe shpërndarjen e iftareve për familjet nevojtare. Mbrëmë u shpërdanë 350 porcione ushqimore të përgaditura nga Kuzhina “Emona”. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajle, Sinan Elezi deklaroi se Iftari ishte financuar nga dy mërgimtarë nga Çajla, të cilët dhuruan 150 porcione ushqimore, si dhe dy mërgimtarët nga fshati Forinë që dhuruan 200 porcione ushqimore për familjet skamnore të fshatit Forinë dhe Çegran.

Përveç iftareve, u përgatitën dhe u shpërndanë edhe 24 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në fshatit Çajle, ndërsa pakot ishin dhuruar nga mëgimtarët Bashkim Elezi dhe Mesut Bexheti.

Ndryshe, që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe situtatës së rënduar ekonomike nga pandemia Covid 19, Bashkësia Lokale e fshatit Çajle me mbështetje të mërgimtarëve ka zhvilluar çdo ditë aktivitete humanitare për të ju dalë në ndihmë familjeve me status të dobët ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *