Një çegranas mbetet edhe pa dru edhe pa para!

Një çegranas mbetet edhe pa dru edhe pa para!

72 vjecari A.A nga fshati Cegran i Gostivarit, mbrëmë ka paraqitur në Stacionin Policor të Gostivarit, se gjatë ditës diku rreth orës 16, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, e kanë ndaluar dy persona të panjohur dhe i kanë thënë së furnizojnë dru për amvisri me cmim prej 55 euro per metër kub.

Ai u ka besuar në fjalë, është dakorduar me cmimin dhe u ka porositur dhjetë metra drunjë, të cilat gjoja sic ishin marr vesht do ia dergonin në shtëpi gjatë ditës së nesërme. Menjëhere, pasi e kanë marr adresën e saktë, dy të panjohurit kanë shkuar në shtëpinë e 72 vjecarit dhe nga bashkëshortja e tij kanë marrë 550 euro, me arsyetimin se kamioni i ngarkuar me drunj vetem sa ska mberitur tek shtepia e tyre dhe se në kamion ndodhet edhe bashkëshorti i saj.

Pasi i kanë marrë paratë mashtruesit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia punon në identifikimin dhe arrestimin e dy mashtruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *