Çegran, pasi e dhunon fizikisht, kërcënon të miturin me vdekje, ia vjedh 1600 euro

Çegran, pasi e dhunon fizikisht, kërcënon të miturin me vdekje, ia vjedh 1600 euro

Tridhjet e pesë vjeçari A.I. nga Çegrani, dje ka paraqitur në polici një vjedhje të dhunshme nga e cila djali i tij ka qenë i kërcënuar se nëse nuk i sjell shumën e caktuar të të hollave do të përfundojë i vdekur.

Sipas raportimeve, nga data 14,15,16, dhe 17 të këtij muaji, para shkollës në të cilën i mituri ka ndjekur mësimët, agresori e ka dhunuar fizikisht djaloshin dhe më pas e ka kërcënuar me vdekje, dhe i ka thënë të riut ti sjellë paratë nga shtëpia.

I frikësuar, djaloshi i vogël i ka dërguar atij rreth 1600 euro, kurse pastaj u ka treguar prindërve se ç’farë ka ndodhur, babai i të cilit rastin e ka denoncuar menjëherë në polici.

Policia ka marrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me rrastin, njoftojnw nga Stacioni Policor në Gostivar./ TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *