Çegran, shtrohet me pllaka begatoni rruga e “Balliseve”

Çegran, shtrohet me pllaka begatoni rruga e “Balliseve”

Në suaza të programit investues infrastrukturor të Komunës së Gostivarit për vitin kalendarik 2015, vazhdojnë punime të shumta në terren. Kësaj radhe kanë përfituar banorët e fshatit Cegran.

Atje është rafshuar, tamponuar, zgjeruar dhe shtruar me pllaka bekatoni një rrugë në njërën nga lagjet më të mëdhaja të këtij fshati, lagja e Balliseve e cila do shërbejë për rreth 200 shtëpi. Rruga është me një sipërfaqe pre 1800 metra katrorë me gjerësi mbi 3 metra. Kostoja financiare e projektit është 41 mijë euro, mjete këtë të ndara nga buxheti i Komunës së Gostivarit. Për të parë fillimin e punive nga afër, së bashku me bashkëpuntorët e tij dhe me banorët e Cegranit, i pranishëm ishte edhe kreu i Gostivarit Nevzat Bejta.

Këtë investim të Komunës, e mirëpritën banorët lokalë. Kryesuesi i Këshillit të Gostivarit, Nasir Musliu, banor i këtij fshati, potencon që kjo rrugë vërtetë ka qenë e nevojshme dhe do ju ndihmojë banorëve të kësaj ane.

Edhe ish kryesuesi i Këshillit të Gostivarit Muamer Sadiku i cili poashtu është nga Cegranit tha se kjo rrugë ishte më se e nevojshem dhe falemenderoi kreun Bejta, për këtë investim, duke shtuar më tej se ato këtë rrugë e kanë pritur ndër vite.

Rreth pesë muaj më parë në po të njëjtin fshat, Komuna e Gostivarit rregulloi edhe rrugën e cila çon në fushat e cegranasve dhe lidh këtë vendbanim me fshatin Gardec, për të cilën rrugë komuna nga buxheti i saj ndau 1 milion e 500 mijë denarë. / A.B. TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *