Cilët janë kandidatët më serioz për në krye të MPB-së?

Cilët janë kandidatët më serioz për në krye të MPB-së?

Llazo Velkovski dhe Rade Jankovski, janë kandidatët më serioz për ministra të rinj të MPB-së. Velkovski ka qenë shef i SPB-së të Shkupit, ndërkaq Jankovski, i cili është me prejardhje nga Strumica, tani është në pension, ndërkaq në vitin 2006, me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, nga shef i policisë kufitare është pozicionuar në inspektor në Stacionin Policor Qendër, njofton Portalb.

Sipas marrëveshjes së Përzhinos, Ministria për Punë të Brendshme, duhet të fitojë ministër të ri. Në publik tanimë sillen disa emra që do ta zëvendësojnë ministrin e tanishëm Mitko Çavkov, por deri më tani nga LSDM nuk kanë zbuluar se cilët janë kandidatët e mundshëm të tyre. Sipas disa burimeve jozyrtare të “Fokusit”, kandidatët me seriozë për ministër të Punëve të Brendshme janë Llazo Vellkovski dhe Rade Jankovski, të cilët nuk janë shumë të njohur për publikun.

Në listë ka ish ministra, profesionistë që më herët kanë qenë pjesë e strukturave policore, por edhe përfaqësues të tjera institucioneve për siguri. Thuhet se në lojë do të hyjnë edhe ish  ministri Siljan Aramovski, ish shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjenerali Mirosllav Stojanovski, ish agjenti Vlladimir Pivovarov, por edhe ish funksionarët për siguri në MPB, Goran Mitevski dhe Zoran Dorevski.

Ministri i ri do të ketë dy zëvendës, të tanishmin Zemri Qamilin, ndërkaq edhe VMRO-DPMNE do të propozojë edhe një tjetër. Deri më tani spekulohet se sipas të gjitha gjasave ai do të jetë ministri aktual, Mitko Çavkov, njofton Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *