Cili zyrtar shqiptar mori ryshfetin 575 mijë euro?

Cili zyrtar shqiptar mori ryshfetin 575 mijë euro?

Prokurorët austriakë kanë nisur hetimet ndaj Dietmar Aluta-Oltyan, ish-kreun e gjigandit austriak Alpine Bau.

Kompania e ndërtimit, tashmë në falimentim, po hetohet për disa raste ryshfeti, mes tyre edhe një rast në Shqipëri, raporton gazeta austriake Kurir.

Sipas kësaj gazete, prokurorët thonë se Aluta-Oltyan i ka paguar një zyrtari shqiptar një ryshfet prej 575 mijë euro, përmes një kompanie të quajtur Windforce Estate Limited, me qendër në Qipro.

Ryshfeti është paguar në vitin 2009 dhe ka lidhje me ndërtimin e autostradës Damës-Tepelenë me vlerë 28 milionë euro.

Alpine Bau fitoi të drejtën për ndërtimin e kësaj rruge, edhe pse nuk kishte ofertën më të mirë.

Projekti u shoqërua me probleme dhe sipas BIRN, ai jo vetëm nuk u kompletua në kohë, por kostot u shtuan me 6 milionë euro, transmeton Gazeta Mapo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *