Civil raportoi 18 raste të parregullësive zgjedhore

Civil raportoi 18 raste të parregullësive zgjedhore

Ekipet e monitorimit të OJQ Civil kanë raportuar edhe 18 raste të reja të përpunuara të parregullsive zgjedhore.

Anëtarët e Bordit Zgjedhor (BZ) në vendvotimin 2932 në Butel janë të zënë me ngrënie dhe pirje dhe çdo votues i dytë ose i tretë kontrollohet me llambën UV.

Në vendvotimet: 2930 në Butel dhe vendvotimet 2611, 2593/1 dhe 2628 në Karposh, qytetarëve që kanë letërnjoftim të ri (të lëshuar në 2 javët e fundit) nuk u lejohet të votojnë sepse nuk janë në listat e votuesve.

Sipas raportit të Civil, shkelja e protokolleve të ndihmës së votimit është regjistruar në vendvotimin 9741. Një qytetare me dëmtim të të pamurit ishte penguar të votonte me ndihmë. Në vendvotimet 2500 dhe 2506 në Gazi Babë emrat e votuesve janë lexuar me zë të lartë. Llambat UV nuk punojnë në vendvotimin 2695, por votimi nuk ndërpritet.

“Në vendvotimin 2704 në Aerodrom, një vëzhgues i partisë shkel të drejtën e fshehtësisë së votës, sepse është ulur menjëherë pas panelit dhe shikon se për cilin opsion votojnë qytetarët. Në qendrën e votimit 2809, një qytetares iu ishte dhënë fletë votimi, ishte spërkatur me sprej dhe, përpara se të votonte, Bordi zgjedhor përcakton që ajo nuk është në Listën e Votuesve. Fleta e votës së saj u mor dhe ajo nuk u lejua të votonte. Bordi Zgjedhor e udhëzon atë që të raportojë në Komisionin Komunal Zgjedhor dhe se “është faji i saj që ajo nuk është në listë”. Anëtarët e një partie ofrojnë dhe transportojnë njerëz të sëmurë dhe të dobët në vendvotimet 1351 dhe 1354 në Prilep”, njofton Civil.

Dy persona me çanta me sanduiçe, lëngje dhe ëmbëlsira ua kanë shpërndarë ato anëtarëve të BZ në qendrat e votimit 2690, 2691 dhe 2692 në Aerodrom me fjalët: “E dini se nga vjen përshëndetja!”

Qendra e shtypit e CIVIL-it më 15 korrik siguron transport taksi falas për të gjithë ekuipazhet gazetare deri në hotel (kërkohet vetë një faturë e duhur). Qendra e shtypit gjithashtu do të sigurojë hapësirë për punë për ekipet e lajmeve, snack dhe pije freskuese.

Portalb.Mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *