Coronavirusi godet rëndë bizneset e Gostivarit, masat ndihmëse qeveritare vetëm në letër

Coronavirusi godet rëndë bizneset e Gostivarit, masat ndihmëse qeveritare vetëm në letër

Shumë lokale në Gostivar prej rreth dy muaj kanë qendruar të mbyllura për shkak të pandemisë. Disa prje tyre janë rihapur këto ditë, por pronarët shprehen se edhe pas kthimit në punë, nuk kanë levërdi pasi, siç ata thonë, qytetarët janë të kufizuar në lëvizje dhe nuk kanë inetersim për blerje. Pronarët e lokaleve thonë se nuk mbajnë mend ndonjëherë të ketë pasur krizë si kjo e fundit.

Ata thonë se shteti premtimet e shtetit kanë mbetur vetëm në letër. Nuk ka as paga të siguruara, as kredi me normë interesi të ulët. Tregtarët pastaj kërkojnë që të hapen edhe kufijtë pasi nuk kanë sesi të furnizohen me mall.

Deri më tani pranë Agjencionit për Punësim për kompensim financiar janë paraqitur rreth 50 persona, të cilët mendohet ta kenë humbur vendin e punës për shkak të krizës nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *