Coronavirusi, Janë të mundshme masat e reja restriktive

Coronavirusi, Janë të mundshme masat e reja restriktive

Kryeministri Oiver Spasovski, vlerëson se sistemi shëndetësor është i gatshëm që të përballet me paralajmërimet për rritje të numrit të të prekurve nga virusi korona, por apelon që për atë është e nevojshme edhe ndihma e qytetarëve të cilët duhet që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat restriktive dhe me atë të parandalojnë shpërndarjen masive të virusit. Ai nuk e përjashton mundësinë për ashpërsimin e masave restriktive, nëse marrin rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektuese.

“Ne të gjitha resurset i kemi drejtuar kah sistemi shëndetësor në këtë periudhë pasi që vlerësojmë se duhet që të mbetet stabil në luftën kundër virusit korona. Në këtë periudhë kemi dëshmuar se me të vërtetë funksionon sistemi shëndetësor. Janë bërë të gjitha përgatitjet që të mundet të qëndrojë ndaj asaj që paralajmërohet dhe [farë do të ndodh, a ndodh në të gjitha vendet. Varësisht prej infektimit të njerëzve, do të përgjigjet edhe sistemi shëndetësor. Por, sa më shumë që njerëzit u përmbahen rregullave, respektimit të distancës sociale dhe uljes së lëvizjes, dhe çdokush prej nesh të qëndrojë në shtëpi në periudhën e ardhshme, do t’i ndihmojë sistemit shëndetësor”, tha Spasovski.

Ai shtoi se në tërë këtë periudhë në luftën me virusin korona, punëtorët shëndetësor janë në linjën e parë luftarake, dhe se japin maksimumin që t’u ndihmojnë qytetarëve.

Në lidhje me miratimin e vendimeve dhe masave restriktive, ai tha se Qeveria merr vendime në bazë të propozimeve të personave profesional shëndetësor, pastaj që i propozojnë epidemiologët dhe që mendojnë se duhet që të bëhet edhe për sistemin shëndetësor, edhe për qytetarët.

“Pres që sot të diskutojmë në lidhje me masat shtesë të cilat do të vendoseshin si masa restriktive, të cilat do të ndihmojnë në tërë gjendjen dhe nëse ka rekomandim nga komisioni ajo do të bëhej ndoshta në seancën e sotme qeveritare”, tha Spasovski.

Ai shtoi se për momentin nuk dëshiron që të mendojë për sulmet e opozitës, të cilat, ashtu si[ tha, janë të fokusuar në mbledhjen e pikëve politike.

“Për ne, për momentin prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe jemi të fokusuar në atë që duhet të bëhet, gjegjësisht t’i mbrojmë”, tha Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *