Muftiu i Gostivarit H. Shaqir ef Fetahu, me sektorët e tij analizoi situatën aktuale në territorin e Muftinisë me rastin e sëmundjes dhe vërteton;
1. Të githa xhamitë mbajnë pastërti të nivelit të lartë, të gjitha janë dezinfektuar:
2. Nëpunësit fetar me Këshillat e xhamive janë mirë të organizuar dhe mbajnë situatën nën kontroll;
3. Kujdesi i të giithë faktorëve është në nivel të lartë me moton:”Kujdes i nivelit të lartë po. Panikë jo. Panika zbeh fuqinë e kujdesit, veprimit dhe besimit në të mirë”.
4. Koordinimi me organet më të larta duke filluar nga Reisul Ulema, Rijaseti, dhe digasterët tjerë është i vazhdueshëm dhe merren masa konform situatës dhe rrethanave të kohës.
5. Patshim ndihmën e Zotit në besim dhe vullnet të paluhatshëm drejt veprimit tonë në të gjitha sferat për tejkalimin e kësaj situate.