Covid 19, bisedë me doc.dr. Besim Memedi

Covid 19, bisedë me doc.dr. Besim Memedi

Frika që ekziston nga Covid 19 bënë mirë për ndërgjegjësim të popullatës, por asesi nuk ka vend për panikë nëse ndjekim rekomandimet e institucioneve. Kështu thotë profesori universitar i shkencave mjekësore farmakologjike dhe toksikologjike, Besim Memedi.

Sipas tij rekomandimi dhe edukimi shëndetësor i mirëfilltë do të ishte që popullata të mos përdor antibiotikë si masë preventive, por këtë ta bëjnë me rekomandimin e mjekëve, nëse u paraqiten simptomat tanimë të njohura të Covid 19.

Memedi thotë se barna dhe vaksina adekuate nuk ekzistojnë, megjithatë për shkak të shpalljes të pandemisë nga OBSH , hulumtuesit tentojnë që sa më parë të zbulojnë substanca farmakologjike me të cilat do të trajtohet koronavirusi. Kjo, thotë ai, kërkon kohë pasi paraprakisht duhet të vërtetohet si eksperiment shkencorë te kafshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *