Covid 19/ Brenda 24 orëve dy pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit

Covid 19/ Brenda 24 orëve dy pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit

Brenda 24 orëve dy pacientë kanë ndërruar jetë nga Covdi 19 në Spitalin e Gostivarit. Njëri ka qenë i shtruar në Spitalin Modular, kurse tjetri në Covid Qendrën pranë Repartit Neurologjik. Në trajtim spitalor ka 43 pacientë, prej të cilëve 27 janë në mbështetje të oksigjenit. Ratko Naumovski, Shef i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, thekson se kapacitetet spitalore po mbushen, prandaj apelon kujdes të shtuar nga popullata.

“Në Spitalin Modular aktualisht kemi 27 pacientë, prej të cilëve 12 janë në mbështetje të oksigjenit dhe mbrëmë për fat të keq një pacientë ka ndërruar jetë. Në Repartin Neurologjik ku poashtu ka pjesë për trajtimin e pacientëve nga Covidi, ka 5 pacientë dhe të gjithë janë në mbështetje të oksigjenit. Në këtë repart poashtu mbrëmë një pacientë ka ndërruar jetë. Edhe në Repartin Internistik ku poashtu ka Covid qendër, ka 14 pacientë, prej të cilëve 10 janë në mbështetje të oksigjenit dhe fatmirësisht në këtë repart nuk ka pasur pacientë që kanë ndërruar jetë”, deklaron Ratko Naumovski, Shef i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.

Aktualisht në Gostivar ka rreth 550 raste aktive me koronavirus. Nurmi i tyre është rritur javët e fundit së bashku edhe me numrin e të vdekurve. Ndërkohë, vazhdon vaksinimi i popullatës kundër Covid 19. Për katër ditë janë imunizuar 150 qytetarë të Gostivarit me rrethinë. Sehabe Osmani, infermiere në Repartin e Vaksinimit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar thotë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar nga dita në ditë rritet.

“Ne jemi në gjendje gatishmërie dhe për çdo ditë aktiv në punë duke vaksinuar pacientë. Deri më tani kemi vaksinuar 150 pacientë. Pacientët kanë treguar rregullshmëri dhe vaksinimi zhvillohet çdo ditë. Ditët në vijim presim të kemi numër më të madhe dhe ai vjen duke u rritur”, deklaron Sehabe Osmani, infermiere në Repartin e Vaksinimit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar.

Vaksinimi në Gostivar zhvillohet në një hapësirë të veçantë pranë Shtëpisë së Shëndetit. Aktualisht vaksinohen personat mbi 77 vjeç me 500 dozat nga Astra Zeneca, të cilat Gostivari i mori për grupin e parë të imunizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *