Covid 19, dezinfektohet Gjykata e Apelit në Gostivar

Covid 19, dezinfektohet Gjykata e Apelit në Gostivar

Gjykata e Apelit në Gostivar i njofton qytetarët që sipas rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e përhapjes së koronavirusit si dhe përfundimit të Ministrisë së Drejtësisë, i respekton rekomandimet dhe i ndërmerr të gjitha masat për mbrojtje të të punësuarve dhe palëve të cilët lëvizin në kuadër të gjykatës.

Gjatë ditës së djeshme ka kryer dezinfektim të godinës, si masë parandaluese për përhapje të virusit Corona. Nga Gjykata informojnë se dezinfektimi është kryer nga ana e një kompanie të licencuar.

“Janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e Gjyaktës Apelit – Gostivar: sportelet, korridoret, tualetet dhe hapësira tjera. Njëkohësisht çdo ditë bëjmë pastrim të godinës nga shërbimi për higjienë.

Si masë tjetër preventive është lirimi nga puna i të gjitha gratve shtatzëna, të sëmurët kronikë, si dhe prindërit e fëmijëve më të vegjël se 10 vjet”, thonë nga Gjykata e Apelit në Gostivari.
Me qëllim të respektimit të rekomandimeve, gjykata apelon edhe deri te të gjithë qytetarët të cilët lajmërohen si palë në procedura ose kanë çfarëdo lloj kërkese deri te gjykata, si dhe të gjithë prokurorët, ekspertët, dëshmitarët, nëpunësit policorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediet dhe para së gjithash avokatët të cilët janë ‘vizitorë’ më të shpeshtë të gjykatës, me vetëdije të sillen dhe të udhëhiqen sipas rekomandimeve të Qeverisë.

Gjykata e Gostivarit kërkon që nëse ndonjë avokat, prokuror ose dëshmitar në procedurë periudhën e kaluar ka qenë në ndonjë vend të cilët janë me rrezik të lartë të infeksionit ose iu është rekomanduar vetizolim, në mënyrë elektronike ta njoftojnë gjykatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *