Covid 19, gjashtë pacientë me gjendje të rënduar shtrohen në infektivin e Gostivarit

Covid 19, gjashtë pacientë me gjendje të rënduar shtrohen në infektivin e Gostivarit

Gjashtë pacientë me gjendje të rënduar klinke, janë pranuar sot në Repartin Infektiv në Gostivar. Të gjithë kanë rezultatet pozitiv për Covid 19. Gjithsej në këtë repart janë 13 pacientë të hospitalizuar, shumica janë nga Gostivari, pastaj nga Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Mavrovë – Rostushës. Infektologu, Enes Memeti tha se pacientët e rinj para se të shtrohen në infektiv, janë trajtuar nëpër ambulanta private, prandaj edhe ka ardhur deri te vështirësimi i gjendjes së tyre.

Mantel – bardhët e Gostivarit të cilët vazhdimisht kanë trajtuar pacientë me koronavirus, urojnë sa më parë të lëshohet në përdorim spitali modular, pasi thonë, aty do të kenë kushte më të mira pune. Ai pritet të lëshohet në përdorim nga fundi i këtij muaji dhe do të ketë kapacitet për 35 pacientë.

Pasi ndodhemi në periudhë edhe të gripit sezonal, infektologët rekomandojnë për kujdes të shtuar dhe sapo të ndihen simptoma që lidhen me virusin korona, menjëherë të testohemi.

Nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Gostivarit janë shëruar 3044 pacientë nga Covid 19, numri i pacientëve që nuk kanë arritur t’i mbijetojnë virusit është 157. Numri i të diagonstikuarve me Covid 19 në Gostivar me rrethinë ka arritur në 3533 raste. Aktualisht raste aktive janë 332.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *