CoVid 19 nuk e mbyll tregun e madh në Gostivar

CoVid 19 nuk e mbyll tregun e madh në Gostivar

Masat parandaluese kundër Virusit Korona nuk kanë bërë që qyteti i Gostivarit të jetë më i qetë. Lëvizja është e zakonshme dhe për këtë dëshmi është tregu i madh i qytetit. Disa shitës thonë se ka rënë fuqia blerëse si pasojë e CoVid 19, disa të tjerë thonë se gjithçka zhvillohet normalishit.

Edhe te çmimet shitësit janë të ndarë, disa thonë se ka rritje, disa jo. Për ata që janë rritur çmimet, kjo ka ardhur si pasojë e mbylljes së kufinjve dhe shtrenjtime ka te produktet që nuk janë vendore.

Ndërsa qytetarët jo të gjithë kanë frikë nga situata e fundit me virusin e ri. Sa u takon çmimeve thonë se janë ato që kanë qenë gjithmonë.

Një qytetarë tjetër thotë se para dhjetë ditësh ka ardhur nga Zvicra. Në kufi ka kaluar pa asnjë problem. Është i mendimit se duhet të mbrohemi, por nuk sheh ndonjë rrezik të lartë nga virusi korona.

Nga Inspektoriati Shtetërorë i Tregut sqarojnë se tregjet e hapura nuk janë përfshi në masat preventive qeveritare dhe mund të punojnë. Qytetarët dhe shitësit duhet vetë ti respektojnë masat e përgjithshme, ato higjienike dhe të distancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *