Covid 19, situatë stabile në Gostivar, nga 31 të tetsuar vetëm një pozitiv

Covid 19, situatë stabile në Gostivar, nga 31 të tetsuar vetëm një pozitiv

Situata me koronavirusit vazhdon të jetë stabile në Komunën e Gostivarit. Deri më tani janë testuar 31 persona dhe numri i të infektuarve mbete një. Ka shënuar rënie edhe numri i personave të cilët kanë qenë në izolim shtëpika nga 205 në 136, pra 69 kanë përfunduar izolimin e detyrushëm 14 ditorë. 45 vjeçarja pozitive me Covid 19 nesër do ti nënshtrohet edhe një testimi, dhe nëse rezulton negative do të lëshohet në shtëpi, megjithatë do të duhet edhe 14 ditë të mbetet në izolim. Këto të dhëna u bënë të ditura në mbledhjen e pestë të Shtabit të Emergjencave pranë Komunës së Gostivarit. Kryetari Arben Taravari, i cili e kryesoi këtë mbledhje, tha se nga konkluzionet e dala, konstatohet se falë masave preventive të ndërmarra dhe respektimit të tyre nga ana e qytetarëve, Gostivari ka situatë të qetë nga pandemia.

Kryetari Taravari bëri të ditur se nga dita e nesërme çdo ndihmë në ushqim dhe barna për familjet me rrezik social, derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme, do të bëhet përmes Organizatës komunale të Kryqit të Kuq.

Edhe në Komunën e Vrapçishtit situata paraqitet stabile, ku 17 qytetarë kanë mbaruar izolimin shtëpiak. Kryetari i kësaj Komune, Isen Shabani tha se të njejtit do të vizitohen nga ana e mjekut amë dhe policia për të parë gjendjen e tyre të fundit.

Edhe në Komunën e Mavrovë-Rostushës nuk ka persona të infektuar nga koronavirusi. Kryetari Medat Kurtovski sqaroi se me vendim qeveritarë, 134 persona të ardhur nga vendet perendimore, janë vendosur në karantinë shtetërore në dy hotele në Mavrovë, ku do të qendrojë dy javë.

Ndërkohë, nga Njësia teritorriale e Inspektoriatit të Punës në Gostivar bënë të ditur se një kazino ka ndërprerë kontrata e punës me 50 punonjës të saj edhe pse qeveria ka sjellur vendim që për tre muaj asnjë punëdhënës mos largojë asnjë punëtor nga puna. Ky inespektoriat ka kryer deri më tani 100 kontrolle në Gostivar, kurse Inspektoriati Shtetëror i Tregut me intervenim ka mundësuar çmimi i limonit nga 150 të ulet në 100 denarë për kilogram. Në Gostivar mbetet në fuqi vendimi që Tergu i Madh i qytetit të mos hapet dhe i njejti as nesër e as në javët në vazhdim nuk do të punojë derisa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *