Covid 19, situatë stabile në Gostivar

Covid 19, situatë stabile në Gostivar

Gjashë persona nga Gostivarit janë në pritje të rezultateve pas testimit mbi Covid 19. Nga 17 rastet e identifikuara deri më tani, vetëm tre mbeten aktiv, dy persona kanë ndërruar jetë, kurse 12 janë shëruar. Deri ditën e sotme në territorin më të gjerë të Gostivarit janë realizuar 225 teste. Këto të dhëna i bëri të ditura kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas mbledhjes së shtabit të emergjencave.

Ndryshe, gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, dy persona nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate. Gjatë 24 orëve të fundit në Gostivar 6 persona kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim. Në këtë periudhe janë kontrolluar 9 persona në Gostivar me vendim, si dhe 28 persona me dekleratë të nënshkruar për vet-izolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *